Skuadra ka mbyllur edicionin 24/25 dhe pas ndeshjes ndaj Ferizaj ka nisur pushimin. Ekipi do të grumbullohet në pasditen e 25 qershorit.
Stafi teknik ka përgatitur planin parasezonal për futbollistët, të cilët do të jenë të lirë deri më 1 Korrik, kur pritet edhe zyrtarisht të nis faza përgatitore.
Paprakisht futbollistët kanë marrë një plan të detajuar të stërvitjeve nga trajneri kondicional Andi Kulli, metodë kjo që do të shërben për të qenë në ritëm para se nis grumbullimi.
Grupi do të marrë rrugë për jashtë vendit më 17 korrik dhe do të qëndrojë për plot 15 ditë në temperatura më të ulëta, me ç’rast janë planifikuar edhe katër duele kontrolluese.
Gjatë kësaj faze ekipi do të ndryshoj në organikë, derisa publikimet do të fillojnë nga mesi i muajit qershor.