Ka përfunduar me barazim pa gola miqësorja përballë izraelitëve të Bnei Sakhnin.
Skuadra ka prodhuar raste shënimi në dy fraksionet e lojës, derisa njëherë u ndal edhe nga shtylla, për t’i pamunduar Edi Bashës festimin e golit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Simitli”, derisa shefi shtabit teknik Ardian Nuhiiu ka provuar shumicën e futbollistëve në këtë përballje.
Marrë në përgjithësi ndeshja ishte tejet pozitive me shenja të mira, pavarësisht që u mbyll pa gola.
Njëherit kjo ishte miqësorja e dytë në tokën bullgare, teksa në plan janë për t’u zhvilluar edhe dy të tjera gjatë qëndrimit në Bansko.