Ekipi në ritem pret ndeshjen me Feronikeli '74 - SC GJILANI

Ekipi në ritem pret ndeshjen me Feronikeli ’74

Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, Gjilani rikthehet në fushë këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 14-të në “Albi Mall” Superligën e Kosovës.

Në orën 13:00 të së shtunes (23 nëntor), ‘kuqebardhët’ do të udhëtojnë në Drenas për përballjen me Feronikeli ’74, duke synuar rikthimin e formës pozitive dhe ngjitjen në klasifikim.

Skuadra shkoi në pauzë pas barazimit në shtëpi ndaj Suharekës (1:1). Pauza ishte e mirëpritur pas një kalendari të ngjeshur ndeshjesh duke i dhënë ekipit mundësinë për të pushuar, për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar dhe për të rifreskuar energjitë në prag të sfidave të ardhshme.

Atmosfera brenda ekipit është pozitive dhe optimiste, ndërsa të gjithë janë të përqendruar në përgatitjet për takimin e radhës.