Skuadra është rikthyer në aktivitet pas duelit të fundjavës ndaj Prishtinës, derisa në program është ballafaqimi me rivalët lokal.
Grupi ka qenë në disponim të plotë në seancën e parë stërvitore pas rikthimit nga pushimi, derisa kanë stërvitur me intensitet të plotë. Pjesë e sesionit kanë qenë gjithë futbollistët, si asnjëherë më parë këtë edicion garash.
Për duelin e radhës kampional do të jetë i gatshëm edhe futbollisti Edi Basa, i cili mungoi në sfidën e fundit për shkak të pezullimit të kartonëve.
Skuadra do të zhvillojë edhe dy seanca stërvitore gjatë paraditeve të së enjtes dhe premtes, para se të përballet me Dritën të shtunën.
Dueli i katërt sezonal ndërmjet rivalëve lokal zhvillohet në stadiumin ndihmës me fillim nga ora 16:00.