Pas ndeshjes së Kupës tashmë fokusi rikthehet në gara kampionale, me ç’rast në vikend do zhvillojmë ndeshjen e radhës ndaj FC Ballkani.
Skuadra ka nisur punën dhe është përqendruar në sfidën e fundjavës, pavarësisht momentit jo të mirë nga Kupa e Kosovës. Gjithë grupi është impenjuar për këtë duel, përjashto Endri Reçin dhe Robert Rrahmanin e lënduar.
Ekipi do të zhvilloj gjitha përgatitjet e duhura në normalitet para duelit të fundjavës.
Sfida ndaj Ballkanit zhvillohet të dielën më 16 shkurt në fushën ndihmës në Gjilan dhe zhvillohet nga ora 13:00.