Ekipi rikthehet në rutinën ditore, në fokus ndeshja ndaj Ferizajt - SC GJILANI

Ekipi rikthehet në rutinën ditore, në fokus ndeshja ndaj Ferizajt

Skuadra është rikthyer në habitat, derisa ka vijuar me programin e përgatitjeve për duelin e radhës kampional ndaj Ferizajt në shtëpi.

Gjithë grupi kanë qenë në dispozicion të stafit teknik dhe të gatshëm për duelin e radhës, i cili zhvillohet në vikend ndaj Ferizajt.

Ekipi do të realizojë gjithë seancat stërvitore në orarin e pasdites, derisa do ta shtojë intensitetin e punës brenda javës.

Për duelin e radhës kampional në dispozicion do të jenë gjithë futbollistët.


Takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt zhvillohet të shtunën më 5 Prill dhe fillon nga ora 15:00.