Ekipi vijon senacën rigjeneruese pas duelit v. Krumovgrad - SC GJILANI

Ekipi vijon senacën rigjeneruese pas duelit v. Krumovgrad

Skuadra mbylli miqësoren e tretë në tokën turke, derisa barazoi pa gola ndaj bullgarëve të Krumovgrad, ekip që garon në kampionatin elitar.

Një ditë më pas grupi u mblodh sërish në fushën e blertë, mirëpo këtë herë për të vijuar me seancën rigjeneruese pas ndeshjes.

Pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madh pati plan tjetër për dallim nga pjesa tjetër e grupit. Aktualisht pa ndonjë shqetësim muskular, ose ndonjë lëndim, ekipi po kalon në një fazë tejet të suksesshme.

Gjatë ditëve në vijim pritet të vijoj plani me intensitetin dhe dinamikën e paraparë.