Sport Club Gjilani e falënderon Mevlan Adilin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Adili iu bashkua klubit gjatë vitit 2025 dhe ishte pjesë e projektit të SC Gjilanit gjatë sezonit të fundit.
Klubi e falënderon Mevlanin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes kuqebardh. Angazhimi i tij në stërvitje dhe ndeshje ka qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të klubit.
SC Gjilani i uron Mevlan Adilit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e radhës!
Sport Club Gjilani
Zyra për Media
