Faleminderit, Senad Jarovic! - SC GJILANI

Faleminderit, Senad Jarovic!

Pas dy viteve e gjysmë të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe momente të paharrueshme, Sport Club Gjilani e falënderon Senad Jarović për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën kuqebardhë.

Gjatë kësaj periudhe, Jarovic zhvilloi 80 ndeshje në Superligën e Kosovës, duke realizuar 40 gola dhe 17 asistime – një kontribut mbresëlënës që përkthehet në një gol ose asistim çdo 170 minuta. Në Kupën e Kosovës, ai regjistroi 5 paraqitje, me 1 gol dhe 2 asistime, duke dëshmuar vlerat e tij në çdo garë.

Me golat, angazhimin dhe karakterin e tij, Senadi la gjurmë në historinë e klubit tonë dhe fitoi respektin e tifozëve kuqebardhë.

Sport Club Gjilani i shpreh mirënjohjen më të sinqertë për gjithçka dha për këtë fanellë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Faleminderit për gjithçka, Senad! Gjithmonë i mirëpritur në shtëpinë tënde. ❤️🤍

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

App logo