Sport Club Gjilani do ta zhvillojë të mërkurën më 15 Korrik ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri.
Kuqebardhët do të përballen me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:30.
Ky takim do të shërbejë si testi i parë për skuadrën dhe stafin teknik, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri garues.
Një ditë pas kësaj ndeshjeje, ekipi ynë do të udhëtojë drejt Banskos, Bullgari, ku do ta zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore.
Gjatë qëndrimit në tokën bullgare, Gjilani do të zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore ndërkombëtare, të cilat do të shërbejnë për ngritjen e formës dhe konsolidimin e skuadrës para fillimit të kampionatit.
Sport Club Gjilani
Zyra për Media
