Skuadra merr fitoren e parë në pranverë falë një goli të realizuar nga Edi Basa në pjesën e parë të lojës dhe angazhimit maksimal deri në minutat e fundit të kohës shtesë.
- Edi Basa vendimtar me golin e realizuar
- Fitorja e parë në pranverë
- Hamdi Namani braktis fushën për shkak të lëndimit
- Ndeshja e gjashtë kampionale me portën e paprekur
Fitore tejet e rëndësishme në përballje me Prishtinën në shtëpi, derisa fatin e kësaj sfide e vendosi goli i Edi Basas në minutën e 37-të të ndeshjes.
Ekipi e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe filloi krijimin e rasteve nga minutat e para të ndeshjes. Oltion Bilalli u gjen në mundësi ideale për të shënuar në dy raste, mirëpo goditjet e tij përfunduan të bllokuara nga mbrojtja vendase.
Blerind Morina provoi goditjen nga jashtë zonës, mirëpo që nuk gjeti cakun e kërkuar. Në minutën e 37-të të ndeshjes, Edi Basa përfitoi nga një top i kthyer nga Oltion Bilalli, teksa gjuajti me saktësi me këmbën e majtë dhe realizoi për 1-0.
Edhe në vazhdim skuadra ishte më kërkuese, por pa arritur ta gjej sërish rrugën drejt rrjetës.
Në pjesën e dytë të lojës, mundësi të mira për të realizuar kishin Albin Prapashtica dhe Edi Basa, mirëpo goditjet e dy futbollistëve shkuan mbi portë.
Skuadra udhëtuese nuk bëri diçka më shumë për ta rrezikuar portën e Vokli Laroshit, që arrinë një tjetër ndeshje ta ruaj portën e paprekur dhe ta dërgoj ekipin drejt fitores së parë në stinorin pranveror.ë
Në kuadër të xhiros së radhës, Gjilani përballet me Malishevën në shtëpi.
Të dhënat
SC Gjilani – FC Prishtina 1-0 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Eridon Podvorica, Fatlum Berisha, Kastriot Peci, Dylot Ibrahimi, Bardh Ajeti (VAR), Lumturie Muhadri (AVAR)
Golashënues: Edi Basa 37′
Të ndëshkuar: Hamdi Namani
Përbërja: Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi, Namani, Morina, Bilalli, Basa, Prapashtica. Trajner: Debatik Curri.
