Gjilani 1-1 Llapi | Albi Mall Superliga – Xhiro XI - SC GJILANI

Gjilani 1-1 Llapi | Albi Mall Superliga – Xhiro XI

Skuadra shfaq një performancë tejet pozitive në duel me Llapin, por që nuk merr pikët e plota, pasi që ndëshkohet në momentet e fundit të ndeshjes (1-1).

  • Ardian Limani shënon golin e parë me fanellën kuq e bardh
  • Bleart Tolaj dhe Milazim Bajraktari e nisin ndeshjen nga fillimi
  • Besart Krivanjeva rikthehet nga lëndimi
  • Ndeshja e radhës ndaj Dukagjinit në udhëtim

Fitore minimale, por krejtësisht e merituar pas një dominimi nga fillimi, deri në fundin e takimit.

09′ – Milazim Bajraktari gjuan brenda zonës me të majtën pasi u shërbye nga Robert Rrahmani, por ‘gardiani’ Vokli Laroshi i mohoi golin e sigurtë.

32′ – Mevlan Zeka godet traversën nga afërsia, pasi mori një shërbim fantastik nga Armend Thaqi nga ndërprerja.

44′ – Visar Kastrati akordon penalti për vendasit, pasi që paraprakisht Arbnor Aliu luajti me dorë brenda zonës. Megjithatë, pas rishikimit në VAR ndryshoi mendimin, duke e anuluar penaltinë.

42′ – E vetmja mundësi për mysafirët në fraksionin e parë të ndeshjes ishte gjuajtja e Ibrahim Cervadikut nga ndërprerja, por tejet i sigurtë ishte gardiani Marijan Coric.

45+2′ – Arianit Hasani i mysafirëve gjuajti me të majtën brenda zonës, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

48′ – Blerind Morina gjuajti me kokë afër zonës, por sërish Vokli Laroshi i mohoi golin kuqebardhëve.

56′ – Ardian Limani provoi të realizonte pasi goditi topin me kokë, por vetëm pranë shtyllës pingule.

60′ – Bleart Tolaj gjuajti me mjeshtri afër zonës, por goditja shkoi jashtë portës.

67′ – Fiton Ademi i mysafirëve pati mundësi ideale për ta zhbllokuar ndeshjen, por goditjen e tij e priti Marijan Coric.

70′ – Ardian Limani me një goditje maestrale e orientoi topin drejt rrjetës, për mos t’i dhënë fare gjasa ‘gardianit’ Vokli Laroshi, (1-0).

87′ – Arbnor Aliu i vetmuar me gardianin Marijan Coric gjen rrugën drejt golit, duke barazuar shifrat (1-1).

Barazim pas dy fitoreve radhazi që ndërpret ecurinë e rezultateve pozitive, para sfidës ndaj Dukagjinit në Klinë.

Ndeshja e radhës

Dukagjini – Gjilani

Stadiumi “18 Qershori” | 31 tetor 2026 | 18:00

Gjilani – Llapi ’74 1-1 (0-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Golashënues:
Ardian Limani 70′ | Arbnor Aliu 87′
Gjyqtar: Visar Kastrati, Gzim Mehmeti, Pashtri Burrniku, Ersen Janovali, Erdall Zasella (VAR), Kastriot Peci (AVAR)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Arbër Potoku,  Lorik Boshnjaku, Arjol Bllaca (45′ Blerind Morina), Robert Rrahmani (81′ Yll Ibrahimi), Milazim Bajraktari (61′ Oltion Bilalli) Bleart Tolaj (81′ Hamdi Namani), Mevlan Zeka. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.

App logo