Publikohet kalendari i ndeshjeve për muajin tetor dhe nëntor - SC GJILANI

Publikohet kalendari i ndeshjeve për muajin tetor dhe nëntor

Komisioni i Garave ka njoftuar për kalendarin e ndeshjeve për muajt tetor dhe nëntor, derisa në program janë gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

Dueli ndaj Vushtrrisë do jetë i pari në këtë muaj për kuqebardhët e drejtuar nga Debatik Curri, teksa kjo ndeshje zhvillohet të shtunën më 10 tetor me fillim nga ora 14:00.

Tre ditë më pas në shtëpi takohemi me Drenicën, mirëpo nën ndriçimin e reflektorëve (18:00).

Të dielën më 18 tetor fillojmë edhe fazën e dytë të ndeshjeve, teksa ndeshemi me Feronikeli ’74 sërish në shtëpi me fillim nga ora 18:00.

Përballja me Llapin zhvillohet të premten më 23 tetor po ashtu nga ora 18:00.

Udhëtimi në “18 Qershori” të Klinës ndaj Dukagjinit do jetë më 1 nëntor në sfidën e cila zhvillohet nga ora 18:00.

Të shtunën me 7 nëntor presim Malishevën nga ora 18:00.

Nga 9 nëntori deri më 18 nëntor, skuadra sërish pauzon për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

App logo