Gjilani 3-2 Malisheva | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 3-2 Malisheva | Albi Mall Superliga

Skuadra rikthehet te fitoret duke marrë maksimumin nga ballafaqimi në shtëpi ndaj Malishevës (3-2).

  • Arjol Bllaca realizon golat e parë me kuqebardhët
  • Bleart Tolaj ia bën sefte në shtëpi
  • Marijan Coric pret penalti
  • Ndeshja e radhës pas pauzës ndaj Ballkanit

11 – GOL! Ardian Limani harkon për mrekulli për Arjol Bllacën brenda zonës, i cili me një goditje tejet precize e dërgon topin në rrjetë (1-0).

26′ – Blerind Morina gjuan nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

38′ – Blerind Morian provon goditjen sërish nga distanca, mirëpo sërish jashtë kuadratit.

41′ – Bleart Tolaj i gjendur i vetëm me ‘gardianin’ Adnan Kanuric, gjuan drejt në duart e tij.

46′ – GOL! Xhemajl Ibishi harkon brenda zonës për Valmir Nafiun, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin drejt rrjetës (1-1).

52′ – Laurent Xhylani provon goditjen nga distanca, mirpo Marijan Coric e dëbon topin në fundore.

67′ – Dreni Kryeziu gjuan me kokë pas harkimit të Valmir Nafiut nga ndërprerja, por sërish Marijan Coric shpëton gol të sigurtë.

70′ – Gjyqtari Genc Nuza akordon penalti për mysafirët pas rishikimit të një situatë diskutabile brenda zonës, me ç’rast u pretendua prekje me dorë nga Ardian Limani.

72′ – Valmir Nafiu dështon të realizoj nga penaltia dhe në tentimin e dytë radhazi, pasi që Marijan Coric priti dy herë gjuajtjen e tij.

76′ – Mevlan Zeka i inkuadrua nga stoli pati rast tejet të mirë shënimi, por goditja e tij me të majtën pas harkimit të Armend Thaqit shkoi mbi traversë.

78′ – GOL! Arjol Bllaca gjen sërish rrugën drejt golit, teksa me kokë realizoi nga afërsia pasi u shërbye bukur brenda zonës nga Yll Ibrahimi (2-1).

86′ – GOL! Bleart Tolaj pasi shmang bukur dy futbollistë mysafir brenda zonës, gjuan me të majtën dhe e orienton topin drejt rrjetës (3-1).

90+1′ – GOL! Xhemajl Ibishi realizon pas harkimit të Krenar Dulajt për ta ngushtuar diferencën (3-2).

Kjo ishte fitorja e gjashtë kampionale për kuqebardhët dhe e katërta në shtëpi këtë edicion.

Ndeshja e radhës

Ballkani – Gjilani

Stadiumi i qyteti në Suharekë | Termin i pakonfirmuar | Kohë e pakonfirmuar

Gjilani – Malisheva 3-2 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Golashënues:
Arjol Bllaca 11′, 78′, Bleart Tolaj 86′ | Valmir Nafiu 46′, Xhemajl Ibishi 90+1′
Gjyqtar: Genc Nuza, Granit Hyseni, Fatmir Sekiraqa, Rrezart Hasanaj, Granit Pacolli (VAR), Kastriot Peci (AVAR)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Arbër Potoku (88′ Dior Gërbovci), Lorik Boshnjaku (72′ Granit Jashari), Arjol Bllaca, Blerind Morina (67′ Yll Ibrahimi), Milazim Bajraktari, Oltion Bilalli (67′ Mevlan Zeka), Bleart Tolaj. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.

App logo