PRESS | Zekirija Ramadani flet para ndeshjes ndaj Malishevës - SC GJILANI

PRESS | Zekirija Ramadani flet para ndeshjes ndaj Malishevës

Kryetrajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani është shfaqur në konferencë për media para duelit të radhës kampional ndaj FC Malishevës, teksa ka vlerësuar kundërshtarin e së shtunës, ka bërë thirrje për të tijët që të jenë të vëmendshëm dhe të japin gjithçka për ta fituar ndeshjen.

Shefi i shtabit teknik ka vënë në dukje edhe ndryshimet që ka pësuar skuadra nga java në javë, derisa pret afrimin drejt kreut të tabelës për të forcuar më pas organikën në afatin kalimtar të janarit.

“Ekipi me të cilin do të përballemi meriton lavdata pa as edhe një dyshim për atë që ka bërë deri tani. Janë futbollist të uritur për sukses dhe japin gjithçka në çdo takim. Kam parë ndeshjet e tyre të fundit dhe pavarësisht që nuk kanë marrë maksimumin meritojnë lavdata dhe nuk kam ndonjë fjalë tjetër për të shtuar. Ne e rrespektojmë Malishevën deri në momentin që fillon ndeshja, nga ai moment rrespektojmë vetën tonë, për shkak që e dijmë se çka duam dhe ku duam të shkojmë. Duhet të jemi të përqendruar në të gjitha repartet, pasi që Malisheva ka futbollist cilësor. Kemi bërë punë gjatë gjithë kësaj jave për tu përballur në këtë ndeshje. Për këto ndeshje nuk është shumë problem të motivosh ekipin, shpresojmë të arrijmë objektivin, të marrim maksimumin e pikëve, ta fitojmë ndeshjen duke dhënë gjithçka nga vetja. E dijmë që nuk do jetë e lehtë, por gjithsesi duhet të gjejmë metodën se si duhet ta arrijmë objektivin”.

“Ekipi ka ndryshuar nga java në javë. Ne ende nuk e kemi arritur kulminalitetin e ekipit, pasi që kemi shumë potencial brenda grupit. Shpresoj dhe besoj që në këtë ndeshje do të dalim me objektiv të plotë, pastaj në pushimin e kampionatit të punojmë për të përmisuar ato elemente të cilat kemi nevojë. Ne e dijmë që nuk mund ti bëjmë gjërat në perfeksion, por nga java në javë do mundohemi të vijmë të loja jonë”.

“Kemi ndryshuar mentalitetin për një stil ndryshe të lojës. Nuk dua të futem në detaje dhe të të flas për ish-kolegët e mi të cilët e drejtuan këtë ekip, por po mundohemi që futbollistëve tua instalojmë në kokë idetë tona, të cilat janë më ndryshe. Po mundohemi që modalitetin e lojës ta përshtatemi me grupin që kemi dhe jo futbollistët ti përshtatemi me modalitetin tonë. Idetë e mia me futbollistët të cilët janë në grup janë të afërta dhe shpresoj që do tu nxjerr më të mirën e mundshme”.

“Nuk dua të flas për ndeshjet e së kaluarës. Nuk dua të flas për përparësitë ndaj ish-futbollistit tim Kastriot Rexha, i cili ka një karrierë bukur të madhe përpara. Ne jemi këtu për tu ndihmuar futbollistëve që tu japim idetë tona për të arritur objektivin. Vlerësoj si person dhe si trajner, por nuk dua ta bëj ndeshjen speciale për këtë fakt”.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kemi përgatitur ndeshjen. Nëse futbollistët do të besojnë vetëm 60-70%  sa besoj unë te ata, pa dyshim që objektivi do të jetë i arritshëm”.

“Nuk shikojmë ndeshjet e rivalëve, kemi punët tona për të bërë dhe duhet të shikojmë ekipin tonë. Është herët për të folur për gabimet e kundërshtarëve, objektivi ynë është me patjetër deri në fundin e këtij stinorit që të afrohemi afër kreut, më pastaj do shohim në pranverë të ngrisim konkurencën sepse është e domosdoshme”.

App logo