Yll Ibrahimi ka qenë i plotë për 90 minuta, ndërkohë Oltion Bilalli qëndroi 25 minuta në fushën e blertë për të kontribuar në fitoren e Kosovës U21 përballë Izraelit.
Ekipi përfaqësues i Kosovës U21 ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, ‘dardanët’ triumfuan me rezultat 1:0.
Futbollisti ynë Yll Ibrahimi qëndroi për 90 minuta në fushën e blertë, ndërkohë që Oltion Bilalli u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 70-të të ndeshjes për të kontribuar në këtë fitore.
Me këtë tre pikësh Kosova U21 renditet në pozitën e 4-të në Grupin D të kualifikimeve për Evropianin U21, me 12 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bullgaria në vendin e tretë. Kjo fitore rrit shpresat e ekipit për një renditje më të mirë në përfundim të këtyre kualifikimeve.
Më 11 tetor, Kosova U21 e pret Poloninë, ndërsa më 15 tetor e mbyll fushatën kualifikuese me ndeshjen në udhëtim ndaj Estonisë.