Kompletohet sesioni i stërvitjeve para duelit ndaj Feronikeli '74 - SC GJILANI

Kompletohet sesioni i stërvitjeve para duelit ndaj Feronikeli ’74

Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, Gjilani rikthehet në fushë këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 14-të në “Albi Mall” Superligën e Kosovës.

Në orën 13:00 të së shtunes (23 nëntor), ‘kuqebardhët’ do të udhëtojnë në Drenas për përballjen me Feronikeli ’74, duke synuar rikthimin e formës pozitive dhe ngjitjen në klasifikim.

Skuadra shkoi në pauzë pas barazimit në shtëpi ndaj Suharekës (1:1). Pauza ishte e mirëpritur pas një kalendari të ngjeshur ndeshjesh duke i dhënë ekipit mundësinë për të pushuar, për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar dhe për të rifreskuar energjitë në prag të sfidave të ardhshme.

Atmosfera brenda ekipit është pozitive dhe optimiste, ndërsa të gjithë janë të përqendruar në përgatitjet për takimin e radhës.