KOMUNIKATË | Armend Thaqi rinovon marrëveshjen deri më 2028 - SC GJILANI

KOMUNIKATË | Armend Thaqi rinovon marrëveshjen deri më 2028

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Armend Thaqi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028.

Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e ardhshme.

Armend Thaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Sport Club Gjilanit, ndërsa klubi shpreh kënaqësinë për arritjen e këtij akordi dhe i uron futbollistit suksese të mëtejshme me fanellën kuqebardhë.

Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe në realizimin e objektivave sportive.

Sport Club Gjilani
Zyra për Media