Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Edi Basa për të vazhduar kontratën.
Klubi dhe lojtari zgjasin mardhëniet e punës deri në verën e vitit 2026.
Basa ishte afruar në edicionin e fundit nga kampionati shqiptar i futbollit, derisa ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushën e lojës.
Duke qenë vendimtar në sfidat më të rëndësishme të kampionatit është vlerësuar se qëndrimi i futbollistit kroat është i domosdoshëm në organikën e trajnerit Ardian Nuhiu.
Ertan Demiri, drejtori sportiv i klubit ka prezantuar marrëveshjen me Edi Basan duke i uruar atij shumë suksese në vazhdimësi.
Zyra për shtyp,
29 Qershor, 2024