Sport Club Gjilani njofton se Kenan Haxhihamza është rikthyer në shtëpinë e tij.
Futbollisti nga Rahoveci është bashkuar me ekipin pasi që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2027.
Haxhihamza e njeh mjaft mire ambientin pasi që mbrojti me krenari fanellën e klubit për tri edicione, nga viti 2016/2017 gjerë në edicionin 2019/20.
27 vjeçari është produkt i klubit të Rahovecit, derisa karrierë ka bërë edhe te Ballkani dhe Dukagjini i Klinës, ekip me të cilin edhe pati paraqitje dinjitoze në garat evropiane.
Gjithashtu ishte ftuar disa herë edhe nga seleksioni A i Përfaqësueses së Kosovës.
Haxhihamza është uruar nga drejtori sportiv Ertan Demiri pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe së bashku janë zotuar se do punojnë maksimalisht për t’i realizuar objektivat e klubit.
Zyra për shtyp,
28 Qershor, 2024