Sport Club Gjilani dhe futbollisti Sabit Bilali janë dakorduar për të qenë së bashku për dy edicionet e radhës.
Mesfushori nga Tetova i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, derisa është vënë menjëherë në urdhërat e trajnerit Ardian Nuhiu.
26 vjeçari vjen pas një aventure të kaluar në klubin e Rabotniçkit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve tetovare, Shkëndija dhe Renova. Për dy sezone ishte pjesë e klubit tjetër shqiptar Shkupi, derisa karrierë ka bërë edhe në Superiore te Partizani i Tiranës.
Bilali është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka uruar mirëseardhje futbollistit dhe i ka uruar shumë suksese në zgjedhjen e tij të re.
Zyra për shtyp,
27 Qershor, 2024