Klubi Sportiv Gjilani ka organizuar konferencë për media para duelit kampional ndaj FC Ballkani, i vlefshëm për xhiron e 29-të në Albi Mall Superligë.
Për të diskutuar në lidhje me ndeshjen, fjalën do ta kenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Kenan Haxhihamza.
Ngjarja do të zhvillohet më 16 prill me fillim nga ora 15:00 në ambientet e klubit (Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës” p.n).
Zyra për media
15 prill, 2025