Skuadra është paraqitur në fushën stërvitore menjëherë pas duelit kampional ndaj Llapit.
Jo shumë kohë në dispozicion për skuadrën në përgatitje për takimin ndaj Ballkanit në mesjavë. Ekipi që pati në dispozicion pjesën më të madhe të minutave për ndeshjen ndaj Llapit vazhdoi me seancën rigjeneruese, ndërkohë pjesa tjetër e grupit vazhdoi në normalitet me seancën stërvitore.
Oltion Bilalli dhe Marko Roganovic ishin në gjendje të mirë, pavarësisht lëndimeve të cilat i pësuan gjatë ndeshjes dhe u detyruan ta braktisin fushën e lojës. Megjithatë, ekzaminimet në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Ballkanit.
Dueli ndaj kampionëve në fuqi zhvillohet të enjtën më 17 prill nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.