Klubi Sportiv Gjilani ka thirrur konferencë për media para duelit kampional ndaj FC Malisheva, i vlefshëm për xhiron e 33-të në Albi Mall Superligë.
Për të diskutuar në lidhje me ndeshjen, fjalën do ta kenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Yll Ibrahimi.
Ngjarja do të mbahet më 5 maj me fillim nga ora 12:30 në ambientet e klubit (Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës” p.n).
Zyra për media,
4 maj , 2025