Skuadra është rikthyer në punë pas duelit ndaj Feronikeli ’74 në Drenas, pasi që në mesjavë do të përballet me Malishevën në shtëpi.
Pjesa e titullarëve kanë vijuar me seancën rigjeneruese pas ndeshjes, ndërkohë pjesa tjetër është stërvitur në normalitet. Mungesë e vetme ishte kapiteni Armend Thaqi, i cili ka ndjerë një shqetësim në aduktorë pas duelit të së premtes.
Deri në ditën e ndeshjes ekipi do ti zhvillojë edhe dy seanca stërvitore.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet ditën e martë më 6 maj me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.