Malisheva 3-1 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Malisheva 3-1 Gjilani | AlbiMall Superliga

Skuadra pëson disfatë në Malishevë nga dy situata tejet diskutabile, të cilat edhe e vendosën fatin e kësaj sfide, por jo edhe rrugëtimin drejt objektivit final.

  • Gol i rregullt i Oltion Bilallit i anuluar
  • Faulli në Lorik Boshnjakun pranë rezultatit 1-0
  • Super goli i Armend Thaqit i pamjaftueshëm
  • Sfida e radhës ndaj Ferizajt

Ekipi është mposhtur në udhëtim te Malisheva, duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë në rrugën drejt objektivit “Europa”. Kuqebardhët e pësuan në dy momente vendimtare të sfidës, të cilat ishin edhe përcaktuese për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Vendasit kaluan herët në epërsi, teksa Xhemajl Ibishi përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe realizoi nga afërsia (0-1). Me gjithë insistimin skuadra gjeti shpejtë golin e barazimit për Oltion Bilallit, mirëpo që u anualua me pretekstin e pozitës jashtë loje, ani pse pas analizës dhe evidentimit goli u pa si i rregullt.

Megjithë golin e anuluar, skuadra pati sërish iniciativën dhe rrezikoi përmes Blerind Morinës dhe Oltion Bilallit, mirëpo pa sukses.

Një minut para përfundimit të pjesës së parë, futbollisti Xhemajl Ibishi shkakton ndërhyrje të palejuar ndaj Lorik Boshnjakut, mirpo asistenti Gzim Mehmeti evidentoi goditje direkte nga këndi, me ç’rast vendasit realizuan edhe golin e dytë përmes kapitenit Dreni Kryeziu (2-0).

Në fraksionin e dytë, gjithë ekipi ishte në kërkim të rikthimit të rezultatit, megjithatë mori edhe një ndëshkim në minutën e 64-të të ndeshjes, teksa Xhemajl Ibishi përfitoi nga një asistim i Laurent Xhylanit, për ta ndryshuar sërish rezultatin (3-0).

Armend Thaqi realizoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 71-të, mirëpo kjo ishte e tëra që bënë futbollistët gjilanas në këtë përballje.

Ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve dhe objektivin që fillon të zbehet, por asesi i mbaruar, teksa në vikend Ferizaj është kundërshtari i radhës në Gjilan.

 

Të dhënat

FC Malisheva – SC Gjilani 3-1 (2-0)
Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë
Gjyqtar: Visar Kastrati, Bekim Rama, Gzim Mehmeti, Ersen Janovali, Eridon Podvorica (VAR), Granit Hyseni (AVAR)

Golashënues: Xhemajl Ibishi 2′, 64′, Dreni Kryeziu 45′ | Armend Thaqi 71′
Të ndëshkuar: Dreni Kryeziu, Robert Mathieu Ndjigi, Ilir Avdyli Arbër Pira | Sabit Bilali, Oltion Xhemajli, Mevlan Adili
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi (45′ Akpan), Boshnjaku (77′ Prapashtica), Bilali (45′ Rrahmani), Morina, Basa (60′ Totre), Bilalli, Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.