Malisheva v. Gjilani gati për aktin III - SC GJILANI

Malisheva v. Gjilani gati për aktin III

Dueli i xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë mesjavë më 12 mars, duke mos lënë fare ditë pushimi në dispozicion pas sfidës së fundjavës.

Ekipi është paraqitur në punë menjëherë në mëngjesin e së hënës, ndërkohë që sfida ndaj Malishevës po afron.

Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit është i treti në këtë edicion garash, me ekipin vendas që ka fituar dy duelet e para dhe njëherit ndër kundërshtarët e vetëm me të cilin skuadra nuk ka poentuar ende.

Renditja tabelare tregon më së miri për rëndësinë e kësaj ndeshje me dy ekipet që kërkojnë zonën evropiane.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës dhe fillon nga ora 14:00.