Ekipi nis menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës - SC GJILANI

Ekipi nis menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës

Ekipi është paraqitur në fushën stërvitore menjëherë pas duelit ndaj Feronikeli ’74 në mënyrë që të jetë i gatshëm për duelin e radhës kampional ndaj Malishevës.

Në mëngjesin e së hënës skuadra titullare ka vijuar me procesin e rigjenerimit, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kanë vijuar me programin e rregullt stërvitor.

Me program të veçantë po vijojnë stërvitjet Robert Rrahmani dhe Leon Miftari, të cilët janë në proces të rikthimit në fushën e blertë pas shqetësimeve të cilat i kanë patur.

Skuadra do të mbajë vetëm edhe një seancë stërvitore të martën në mëngjes para se të udhëtoj drejt Malishevës për t’u përballur po me këtë skuadër të mërkurën.