MATCH INFO | Dukagjini v. Gjilani - SC GJILANI

MATCH INFO | Dukagjini v. Gjilani

Përballja me Dukagjinin shënon përfundimin e xhiros së dymbëdhjetë në Albi Mall Superligë. Ky duel do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini – Gjilani

  • AlbiMall Superliga | Ndeshja e dymbëdhjetë kampionale
  • Stadiumi | “18 Qershori” në Klinë
  • E shtune| 01 nëntor | ora 17:00
  • Transmetimi | Art Motion

PËRMBLEDHJE

  • Përballja e 26-të në të gjitha garat ndërmjet dy skuadrave
    2,32 gola për ndeshje
    Përballja e dytë këtë edicion garash

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Blerind Morina do jetë mungesa e vetme në këtë sfidë për shkak të plotësimit të numrit me karton të verdhë (4). Me ekipin është rikthyer Granit Jashari, i cili për shkak të dëmtimit mungoi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Llapit.

FAKTE SHTESË

  • Ndeshja e dymbëdhjetë kampionale: Skuadra kërkon të rikthehet te fitoret pas barazimit ndaj Llapit
    Fanella: Ekipi do të luaj me fanela komplet të kuqe
    Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Eridon Podvoricës, i cili do jetë i asistuar nga Kastriot Peci dhe Bekim Rama, ndërsa Granit Pacolli do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Vigan Ibërdemaj, ndërsa Gzim Mehmeti do jetë AVAR.
App logo