Ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit të parë kampional përballë oponentit FC Llapi.
Skuadra është stërvitur në stadiumin kryesor të qytetit me bari natyral, derisa në vazhdimësi ka mbretëruar klimë pozitive para nisjes kampionale.
Jashtë vijave të fushës ka qëndruar vetëm Aridon Bllaca, i cili po vijon me procesin e rikuperimit, ndërkohë futbollistët Arago Jamal dhe Sabit Bilali janë bashkuar me kohë me pjesën tjetër të ekipit pas shqetësimeve të cilat i patën ditë më parë.
Në listën e të ftuarve për këtë ndeshje gjendet pjesa tjetër e ekipit dhe janë të gatshëm për startin e këtij sezone.
Përballja ndërmjet Llapit dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën më 10 Gusht me fillim nga ora 17:00 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Zyra për media
09 Gusht, 2024