Skuadra kalon me sukses testin e parë parasezonal, derisa shënon fitore me rikthim përballë Trepçës ’89 në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Debutojnë të gjithë ardhjet e reja
Mevlan Zeka me dy golësh
Elton Isufi shënon golin e parë
Oltion Bilalli me “hat-trick” asistimesh
Ekipi i Debatik Currit ka kaluar testin e parë parasezonal, duke zhvilluar një ndeshje me raste të shumta shënimi dhe mbi të gjitha tre gola të realizuar.
Të gjithë futbollistët e ardhur në këtë afat kalimtar kanë zhvilluar minutat e para me fanellën kuq & bardh, teksa Mevlan Zeka shkëlqeu me dy gola.
Gol realizoi edhe Elton Isufi, futbollistin e dalë nga akademia e klubit, i cili gjen rrjetën për herë të parë që nga koha kur u bashkua me grupin.
Për tu veçuar edhe paraqitja e Oltion Bilallit, i cili regjistron tre asistime për bashkëlojtarët e tij në këtë sfidë.
Të dhënat
KF Trepça ’89 – SC Gjilani 2-3 (1-0)
Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë
Golashënues: Mevlan Zeka X2, Elton Isufi
Të ndëshkuar: Ermal Sadiku
Përbërja: Coric (45′ Matoshi), Thaqi C (45′ Klaiqi), Limani (45′ Sylaj), Jashari (45′ Ramadani), Krivanjeva (45′ Potoku), Ibrahimi (45′ Hasani) , Boshnjaku (45′ Bllaca), Namani (45′ Sadiku), Rrahmani (40′ Bilalli), Morina (45′ Isufi), Tolaj (45′ Zeka) Trajner: Debatik Curri.
