Ekipi zhvendoset në Bansko të Bullgarisë për fazën përgatitore - SC GJILANI

Ekipi zhvendoset në Bansko të Bullgarisë për fazën përgatitore

Ekipi do të zhvendoset në Bansko të Bullgarisë për pjesën kryesore të fazës përgatitore. Ekuipazhi i drejtuar nga Debatik Curri do të qëndrojë nga 17 korriku deri më 1 gusht në tokën bullgare, me synimin për të ngritur nivelin fizik, taktik dhe konkurrues para fillimit të edicionit të ri.

Gjatë kësaj periudhe, ekipi ynë do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese ndaj kundërshtarëve cilësorë ndërkombëtarë:

Metalul Buzău (Rumani) – testi i parë përgatitor
Teuta (Shqipëri) – testi i dytë
Levadiakos (Greqi) – testi i tretë
Kalamata (Greqi) – testi i katërt

Këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e ekipit, për të rritur ritmin e lojës dhe për të konsoliduar grupin para sfidave zyrtare.

Pas kthimit nga Bansko, Sport Club Gjilani synon të zhvillojë edhe një ndeshje gjenerale, e cila do të jetë prova e fundit para nisjes së kampionatit, i planifikuar të fillojë më 15 gusht.

Me punë, disiplinë dhe përkushtim, vazhdojmë përgatitjet drejt një sezoni me objektiva të qarta.

App logo