Feronikeli ’74 është kundërshtari i radhës i “kuqebardhëve” në kampionatin Albi Mall Superligë.
Skuadra nga Drenasi do sfidojë ekipin e Ardian Nuhiut këtë vikend, në sfidën e tretë të këtij sezoni. Megjithëse në dy sfidat e para ekipi kishte arritur të arkëtojë maksimumin e pikëve, serioziteti dhe angazhimi është prezent në çdo moment të përgatitjeve për duelin e së dielës.
Edi Basa dhe Almir Aganspahic janë bashkuar me grupin me kapacitet të plotë, derisa Robert Rrahmani dhe Leon Miftari vazhdojnë të qëndrojnë të distancuar me stërvitje individuale për shkak të fazës së rikuperimit.
Pjesa tjetër e ekipit është e motivuar për duelin e xhiros së 23-të kampional, derisa synohet vazhdimësia e ndeshjeve të stinorit pranveror në këtë stinor.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Feronikeli ’74 zhvillohet të dielën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.