Raport mjekësor | Robert Rrahmani - SC GJILANI

Raport mjekësor | Robert Rrahmani

Robert Rrahmani është rikthyer në tapetin jeshil pas një pauze prej më shumë se një muajsh.

Futbollisti Rrahmani kishte ndjerë një shqetësim në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe ndërkohë që pas ekzaminimeve mjekësore ishte konstatuar se periudha e aftësimet pritet të jetë nga katër deri në gjashtë javë.

Pas kalimit të suksesshëm të fazës rehabilituese në infermieri, Rrahmani është rikthyer të shqelmojë topin në fushat e blerta, teksa në pasditen e 4 marsit është paraqitur në fushën stërvitore.

Stafi mjekësor dhe ai teknik ka qendruar afër mesfushorit 23 vjeçar në këtë proces, derisa pritet edhe drita jeshile për rikthim të plotë me pjesën tjetër të skuadrës.

Rrahmani pritet të jetë një përforcim i ri për ekipin në pjesën pranverore të kampionatit, pasi që në vjeshtë ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm, duke regjistruar tre gola dhe katër asistime në 17 paraqitje kampionale.