Para sfidës së radhës, trajneri Nuhiu ka kërkuar angazhim të pakompromis nga skuadra e tij. Ai ka theksuar se shembulli i Oltit në fushë, me luftë, pasion dhe përkushtim, duhet të jetë standardi për të gjithë lojtarët.
“Nesër, dua t’i shoh të gjithë me zemrën dhe grintën e Oltit”, ka thënë ai, duke bërë të qartë se vetëm me shpirt gare mund të arrihet suksesi.
Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit pritet të jetë dueli i katërt kampional këtë edicion garash. Kjo sfidë luhet nga ora 16:00 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.