Pa pushim, nis puna për ndeshjen ndaj Prishtinës - SC GJILANI

Pa pushim, nis puna për ndeshjen ndaj Prishtinës

Ekipi nuk ka patur ditë të lira pas duelit të mesjavës ndaj Malishevës dhe ka nisur menjeherë punën për takimin e radhës kundër Prishtinës.

Pjesa e titullarëve ka vijuar me procesin e rikuperimit, ndërkohë që futbollistët që kanë patur më pak minuta, apo nuk kanë luajtur fare kanë vazhduar me seancën e rregullt stërvitore.

Asnjë nga futbollistët nuk ka ndjerë ndonjë shqetësim dhe kanë vijuar punën në normalitet. Robert Rrahmani dhe Leon Miftari po vazhdojntë të stërviten të diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Skuadra do të mbaj vetëm edhe një seancë stërvitore, derisa të shtunën e pret ndeshja me Prishtinën.