Pas barazimit në shtëpi ndaj Ferizajt, ekipi tashmë ka kthyer fokusin te ndeshja e radhës kampionale ndaj Drenicës, e cila zhvillohet këtë fundjavë në Skenderaj.
Skuadra ka vazhduar përgatitjet me intensitet maksimal, me synimin që të rikthehet te rezultatet pozitive në transfertën e rëndësishme ndaj Drenicës.
Për këtë takim rikthehet në dispozicion Sabit Bilali, ndërsa trajneri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Besart Krivanjevës dhe Edi Basës, të cilët mungojnë për këtë përballje.
Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe ekipit tonë zhvillohet nga ora 16:00.
