•
Skuadra po vazhdon me ritëm të lartë fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, me nga dy aktivitete në ditë, në funksion të përgatitjes sa më të mirë për edicionin e ri.
Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët po punojnë në aspektin fizik, taktik dhe teknik, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet mjaft pozitive, me fokus maksimal drejt objektivave të sezonit.
Deri në përfundim të kampit përgatitor, kuqebardhët do të zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit për të testuar gjendjen e ekipit dhe për të konsoliduar idetë e lojës para nisjes së kampionatit.
Skuadra do ta përmbyllë qëndrimin në Bansko më 1 gusht, kur do të rikthehet në Kosovë për të vijuar fazën përfundimtare të përgatitjeve para startit të sezonit të ri.
