Ekipi ka mbyllur edhe duelin e dytë kontrollues në kuadër të fazës përgatitore në Bansko, duke barazuar këtë herë me rezultat 1-1 me skuadrën e Teutës nga Durrësi.
Elton Isufi realizon sërish
Ekipi pëson nga një penalti inekzistente
Ndeshja e radhës vs. Levadiakos
Sport Club Gjilani ka barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore, përballë Teutës nga Durrësi, në një takim të zhvilluar me ritëm të lartë dhe intensitet përgjatë të gjitha 90 minutave.
Gjatë sfidës, shtabi teknik u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të grumbulluar, duke vazhduar procesin e vlerësimit dhe përgatitjes së skuadrës për sezonin e ri.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 81-të me golin e Elton Isufit, ndërsa skuadra shqiptare barazoi në minutën e dytë shtesë, kur Daçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Faza përgatitore vazhdon sipas planit, me fokus në rritjen e formës fizike dhe harmonizimin e skuadrës para sfidave zyrtare të sezonit.
Dueli i radhës kontrollues ndaj Levadiakos nga Superliga e Greqisë më 28 Korrik.
SC Gjilani – KF Teuta 1-1 (0-0)
Evima Sport Centre – Bansko
Të ndëshkuar: Hamdi Namani
Përbërja: Coric (60′ Matoshi), Thaqi C (60′ Klaiqi), Limani (60′ Ramadani), Jashari (45′ Sylaj), Krivanjeva, Potoku (60′ Ibrahimi) Bilalli (60′ Hasani), Boshnjaku (60′ Bllaca), Namani (60′ Sadiku), Tolaj (60′ Hyseni), Zeka (60′ Isufi) Trajner: Debatik Curri.
