Llapi 0-2 SC Gjilani | Albi Mall Superliga – Xhiro I - SC GJILANI

Llapi 0-2 SC Gjilani | Albi Mall Superliga – Xhiro I

Kuqebardhët vazhdojnë me fitore në këtë fillim sezone, derisa sërish në udhëtim mposhtin Llapin me rezultat të pastër (2-0).

  • Oltion Bilalli i jep vulën ndeshjes me dy gola
  • Marijan Coric ruan portën e paprekur
  • Shqetësime për Bleart Tolajn
  • Vëmendja në sfidën e radhës ndaj KF Dukagjini

Gjilani regjistron një tjetër fitore me rëndësi në këtë start kampionati, teksa këtë herë po në udhëtim, triumfon ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës (0-2).

Një ndeshje e dominuar nga kuqebardhët nga fillimi i saj, e gjerë në fund është kurorëzuar me tre pikë, të cilat e vendosin skuadrën në pozitën e parë të renditjes tabelare.

Mevlan Zeka e gjeti shpejtë rrugën drejt golit në minutën e gjashtë të ndeshjes, mirëpo që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Dy minuta më pas kapiteni Armend Thaqi provoi goditjen nga jashtë zonës, por vetëm pranë shtyllës pingule.

Në minutën e dhjetë të ndeshjes, Arbër Potoku gjuajti bukur brenda zonës me të majtën, por shtylla pingule ia mohoi golin.

Në minutën e 18-të të ndeshjes Lorik Boshnjaku provoi gjithashtu, por sërish mbi traversë goditja e futbollistëve tanë.

Goli i shumë kërkuar erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes, derisa Oltion Bilalli shfrytëzon në maksimum një harkim të bukur nga Arbër Potoku për ta zhbllokuar ndeshjen (0-1).

Spektakli nga futbollisti Oltion Bilalli vazhdoi edhe më tej, derisa në minutën e 41-të të ndeshjes realizoi sërish me kokë, mirëpo këtë herë pas asistimit të Armend Thaqit (0-2).

Në fraksionin e dytë të lojës vendasit krijuan diçka më shumë, por që hasën në rezistencën e ‘gardianit’ Marijan Coric, i cili fillimisht në minutën e 46-të e priti goditjen e Arianit Hasanit, ndërsa në minutën e 66-të e priti goditjen e Ilir Blakçorit.

Krejt në fundin e ndeshjes mundësi për të realizuar pati edhe Blerind Morina, por goditjen e tij e priti ‘gardiani’ vendas Tein Troost.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi kampionale për këtë edicion, teksa i gjithë fokusi zhvendoset menjëherë në ndeshjen e radhës ndaj KF Dukagjini.

Ndeshja e radhës

Gjilani vs. Dukagjini

“Stadiumi ndihmës” – Gjilan | 29 gusht 2026 | 16:30

KF Llapi SC Gjilani 0-2 (0-2)
Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Drenas
Gjyqtar: 
Erdall Zasella, Bajram Kabashi, Pashtrik Burrniku, Dylot Ibrahimi, Mentor Ajeti (VAR), Arbnor Bullatovci (AVAR)
Golashënues: Oltion Bilalli 22′, 41′
Të ndëshkuar: Ilir Blakçori, Arbnor Ramadani | Besart Krivanjeva, Blerind Morina
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Granit Jashari, Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku (63′ Arjol Bllaca), Hamdi Namani (86′ Yll Ibrahimi), Oltion Bilalli, Bleart Tolaj (4′ Robert Rrahmani – 63′ Blerind Morina), Mevlan Zeka (85′ Elton Isufi). Debatik Curri – Kryetrajner

App logo