Prishtina e Re 0-1 SC Gjilani | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Prishtina e Re 0-1 SC Gjilani | Albi Mall Superliga

Skuadra është rikthyer te fitoret dhe atë sërish në udhëtim, teksa triumfoi në “Sami Kelmendi” të Lipjanit si mysafir i Prishtinës së Re (0-1).

  • Debatik Curri debuton me fitore
  • Senad Jarovic hero i ndeshjes
  • Debuton Leart Kërqeli
  • Penalti tejet diskutabile kundrejt kuqebardhëve

Debatik Curri e ka nisur me fitore misionin e tij te Gjilani si kryetrajner, derisa së bashku me futbollistët e tij kanë triumfuar në udhëtim te Prishtina e Re.

Në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në mbarim nga kuqebardhët është kurorëzuar në minutën e 82-të të ndeshjes me shënimin e sulmuesit Senad Jarovic.

Albin Prapashtica pati rast ideal për të realizuar në minutën e 10-të të ndeshjes, mirëpo goditja e tij përfundoi pranë portës, derisa dy minuta më pas Edi Basa shpërdoroi rastin më të mirë në ndeshje duke gjuajtur lartë mbi portë i vetmuar me portën vendase.

Raste tejet të mira për gol patën edhe Senad Jarovic në minutën e 58-të, i cili gjuajti bukur me kokë, por gardiani vendas ia mohoi golin, derisa vetëm dy minuta më pas Mevlan Adili gjuajti pranë shtyllës pingule.

Mario Zebic ishte i pafat në minutën e 80-të të ndeshjes, derisa nga afërsia gjuajti mbi portë.

Goli i shumëpritur erdhi tek në minutën e 82-të të ndeshjes përmes sulmuesit Senad Jarovic.

Sulmuesi boshnjak përfitoi nga një top i devijuar nga mbrojtja vendase dhe realizoi me shumë qetësi, mirëpo që goli fillimisht u anulua me pretekstin e pozitës jashtë loje.

Goli u pranua pas rishikimit të sistemit VAR dhe aty filloi festa e “kuqebardhëve”.

Ishte kjo fitorja e tretë për “Skifterët” këtë edicion, nderkohë që në kuadër të xhiros së dhjetë, ekipi do të udhëtojë drejt Suharekës për tu përballur me Ballkanin.

Të dhënat

FC Prishtina e Re – SC Gjilani 0-1 (0-0)
Stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan
Gjyqtar: 
Dardan Çaka, Gzim Mehmeti, Pashtrik Burrniku, Isak Ceroviku, Genc Nuza (VAR), Granit Hyseni (AVAR)
Golashënues: Senad Jarovic 82′
Përbërja: 
Laroshi, Thaqi (C), Adili, Zebic, As.Thaqi, Bilali (78′ Boshnjaku), Totre, Morina, Prapashtica, Basa (85′ Kërqeli), Jarovic. Trajner: Debatik Curri