Raporti | Ferizaj 2:2 Gjilani - SC GJILANI

Raporti | Ferizaj 2:2 Gjilani

Skuadra mbyll sezonin futbollistik me një barazim në fushën e Ferizajt dhe praktikisht jashtë zonës evropiane për të dytin vit më radhë.

Pavarësisht se fati nuk ishte në duart e tyre, futbollistët dhanë gjithçka nga vetja në këtë takim dhe krijuan raste të shumta për shënim, ani pse ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë (2:2).

Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 20-të të ndeshjes derisa Valmir Nafiu realizoi një gol të bukur nga distanca për ta zhbllokuar rezultatin 1-0.

Robert Rrahmani u gjend në mundësi të mirë shënimi, derisa gjuan bukur brenda zonës, por Petrit Terziu i vendasve ia mohoi golin (35′).

Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë e lojës, një mundësi tejet e mirë shënimi iu ofrua edhe sulmuesit Senad Jarovic, por edhe goditjen e tij e priti ‘gardiani’ Terziu.

Me epërsinë e vendasve u mbyll fraksioni i parë i lojës, derisa menjëherë në atë të dytin “Ujqit” gjetën edhe golin e dytë. Saktësisht në minutën e 48-të të ndeshjes Betim Haxhimusa përfiton nga një harkim i Albion Kurtajt dhe dërgon topin në rrjetën e Bllacës.

Disavantazhi prej dy golave nuk e ka demotivuar ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu, teksa në minutën e 57-të gjetën golin e parë në ndeshje përmes kapitenit Armend Thaqi (2-1).

Pesë minuta më pas Edi Basa pati mundësinë për ta barazuar rezultatin, mirëpo goditjen e tij e priti ‘gardiani’ Petrit Terziu.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes, derisa sulmuesi Almir Aganspaic u shkëput bukur brenda zonës dhe e dërgoi topin drejt rrjetës pas harkimit të Matheus Alisson (2-2).

Deri në fundin e ndeshjes, skuadra krijoi edhe mundësi të tjera shënimi, por pa gjetur golin e shumë kërkuar, duke mbyllur një tjetër ndeshje me barazim dhe tjetër vit pa arritje evropiane.

Skuadra mbyll vitin në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 51 pikë të grumbulluara.

Rastet dhe golat e ndeshjes mund ti ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Ferizaj 2:2 Gjilani
Golashënues: Armend Thaqi 57′, Almir Aganspahic ’82
Të ndëshkuar: –
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Lumturie Muhadri, Bajram Kabashi, Rrezart Hasanaj, Genc Nuza (VAR), Pashtrik Burrniku (AVAR)
Stadiumi sintetik në Ferizaj

Përbërja: Bllaca, Thaqi (C), Roganovic,  Ramadani, Ibrahimi, Taipi,  Shabani (46′ Morina), Rrahmani, Kqiku (45′ Prapashtica – 88′ Miftari), Basa (78′ Alisson), Jarovic (45′ Aganspahic). Kryetrajner: Ardian Nuhiu