Raporti | Feronikeli '74 2:3 Gjilani - SC GJILANI

Raporti | Feronikeli ’74 2:3 Gjilani

Skuadra merr fitoren e dytë radhazi, derisa këtë herë bën një përmbysje të madhe në udhëtim te Feronikeli ’74.

Përballjet me ekipin nga Drenasi nuk kanë qenë aspak të lehtë këtë edicion dhe kjo u dëshmua edhe në duelin e së premtes në “Rexhep Rexhepi”, pasi që ekipi u deshtë të djersitet shumë për të marrë fitore.

Në fakt, skuadra nisi gjithçka për përmbysje, pasi që u gjend në disavantazh në minutën e 22-të të ndeshjes, derisa Hasan Hyseni realizoi me kokë (1-0).

Skuadra nisi të marrë vetën dhe t’i afrohet portës së vendasve, por një penalti e dyshimtë e akorduar në minutën e 32-të të ndeshjes prishi të gjitha planet, pasi që Hasan Hyseni realizoi për ta dyfishuar rezultatin (2-0).

Ishte Shqiprim Taipi ai që iu afrua golit ndjeshëm në fundin e pjesës së parë, por që nuk ndryshoi asgjë në rezultat.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime, derisa inkuadrimi i Robert Rrahmanit dhe Almir Aganspahic i dhanë zjarr ndeshjes. Ishte sulmuesi boshnjak ai i cili realizoi në minutën e 52-të me prekjen e parë të topit, derisa shfrytëzoi në maksimum një harkim të Armend Thaqit (2-1).

Mundësi për ta barazuar rezultatin pati sulmuesi Senad Jarovic, por goditja e tij u ndal nga gardiani Moschin, derisa në anën tjetër Hasan Hyseni qëlloi shtyllën nga afërsia duke dështuar ta rikthej epërsinë e dyfishtë për vendasit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes, derisa Aganspahic u gjend bukur brenda zonës dhe me të majtën arriti ta dërgonte topin drejt rrjetës (2-2).

Jarovic pati një mundësi ideale për të kaluar kuqebardhët në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje, por nuk arriti të realizonte nga penaltia, duke gjuajtur jashtë portës (’87).

Pas shumë tentimeve dhe goditjeve drejt portës erdhi edhe goli i shumëpritur. Almir Aganaspahic shfrytëzoi në maksimum një top të kthyer në zonë nga Jarovic dhe me të majtën arrinë ta dërgon topin drejt rrjetës (2-3).

Skuadra arriti ta administronte rezultatin në minutat e mbetura, por humbi kapitenin Armend Thaqi, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq në fundin e ndeshjes pas një ndërhyrje në Armend Halilin.

 

 

Feronikeli ’74 2:3 Gjilani
Golashënues: Almir Aganspahic 53′, 82′, 90+5′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi, Armend Thaqi (Karton i kuq direkt)
Gjyqtarë: Bardh Ajeti, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi, Lirim Jashari, Valon Bajgora (Var), Bujar Selimaj (Avar)
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas

Përbërja: Bllaca, Thaqi (C), Roganovic, Ramadani (45′ Aganspahic), Arago, Taipi (85′ Bilali), Shabani, Morina (45′ Rrahmani), Basa (90+5′ Kqiku), Prapashtica (85′ Bilalli), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu