Raporti | Gjilani 1:0 Feronikeli '74 - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 1:0 Feronikeli ’74

Ekipi ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive duke regjistruar fitoren e radhës në kampionatin Albi Mall Superliga. Feronikeli ’74 ishte oponenti i radhës që u dorëzuar para “kuqebardhëve”.

Ndeshja nisi me ofansivë nga skuadra vendase që nuk ndaloi së kërkuari golin që do ta zhbllokonte ndeshjen nga minuta e parë. Ishte Sabit Bilali futbollisti i parë që rrezikoi këtë ndeshje, derisa goditi topin me kokë drejt portës së Simone Moschin, mirëpo pa sukses. Ndodhi kjo në minutën e tetë të ndeshjes.

Albin Prapashtica dhe Arago Jamal provuan të gjenin rrugën drejt rrjetës nga distanca, mirëpo goditjet e tyre u ndaluan nga ‘gardiani’ Moschin.

Mundësi për të realizuar pati edhe kapiteni Armend Thaqi përmes ndërprerjes, por gjuajta e tij përfundoi mbi traversë (45′).

Rrjetat mbetën të heshtura në fraksionin e parë të lojës, të dominuar fillim e mbarim nga “kuqebardhët”.

Ekipi hyri i motivuar edhe në pjesën e dytë të lojës dhe kërkoi me ngulm të realizonte sa më parë. Albin Prapashtica në minutën e 70-të ia doli të bënte një gjë të tillë, derisa topin e kthyer në zonë me kokë nga Senad Jarovic e dërgoi në rrjetë (1-0).

Përkundër golit të realizuar, ekipi nuk u zmbraps, derisa filloi që të kërkonte edhe golin e dytë. Almir Aganasphic pati mundësi për të realizuar në minutën e 78-të të ndeshjes, derisa goditi shtyllën pingulen.

Afër golit ishte edhe Edison Kqiku në minutën e 80-të të ndeshjes, por gjuajtjen e tij nga afërisa e priti portieri Moschin.

Ekipi u gjend në një situatë tejet të vështirë në minutën e pestë të lojës shtesë, derisa mysafirët patën mundësi shënimi përmes pikës së bardhë. Kenan Haxhihamza priti goditjen e Lavdim Zumberit, duke bërë pritje vendimtar për ta shpëtuar golin dhe epilogun final të ndeshjes (1-0).

 

Gjilani 1-0 Feronikeli ’74
Golashënues: Albin Prapshtica 70′
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli, Armend Thaqi, Shqiprim Taipi
Gjyqtarë: Ersen Janovali, Granit Hyseni, Hekuran Osmani, Genc Nuza (Var), Besnik Morina (aVar)
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi (C), Arago, Roganovic, Ibrahimi, Taipi, Bilali (46′ Basa), Morina, Bilalli (57′ Aganspahic), Prapashtica (84′ Kqiku), Jarovic (84′ Ramadani). Kryetrajner: Ardian Nuhiu