Kenan Haxhihamza shndërrit edhe njëherë si "Ylli i Javës" - SC GJILANI

Kenan Haxhihamza shndërrit edhe njëherë si “Ylli i Javës”

Performanca e treguar në duelin e xhiros së 23-të në Albi Mall Superliga ishte një tjetër kryevepër e Kenan Haxhihamzës që përfundon sërish në podiumin e më të mirit të javës.
 
Numri një i portës e pranoi çmimin në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pas vlerësimit nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Bujar Guta, Milaim Humolli dhe Fatmir Mehmeti. Ky komision vlerësoi pritjet e Haxhihamzës gjatë tërë ndeshjes dhe me penaltinë që arriti ta mbrojë në minutat shtesë, duke qenë vendimtar në triumfin e “kuqebardhëve” kundër FC Feronikelit 74, sfidë e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.
 
Pasi që pranoi epitetin e më të mirit të javës, Haxhihamza theksoi puna ekipore dhe shpirti luftarak të cilin e ka treguar me bashkëlojtarët e tij kanë sjellur edhe rezultatet e pranverës.
 
“Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme. Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?
Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim”, deklaroi Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.