Shorti na dërgon në Podujevë për nisjen edicionit 2024/25 - SC GJILANI

Shorti na dërgon në Podujevë për nisjen edicionit 2024/25

Llapi do të jetë kundërshtar i parë i Gjilanit në edicionin e ri futbollistik 2024/25. Kampionati elitar i futbollit kosovar pritet të fillojë më 10 Gusht.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohemi me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani mori pjesë nga afër në delegimin e shortit.

Kapituli I

Llapi  – Gjilani
Gjilani –
Ballkani
Dukagjini – Gjilani
Suhareka – Gjilani
Gjilani –
Feronikeli ’74
Malisheva – Gjilani
Gjilani –
Prishtina
Drita – Gjilani
Gjilani –
Ferizaj