Skuadra e 19 vjeçarëve barazon përballë Vushtrrrisë (1-1) në duelin hapës të xhiros së parë në kampionatin elitar të futbollit kosovar.
- Arti Veseli shënon golin e parë
Erdi Hyseni kapiten
Debutues të shumtë
Sfida e radhës ndaj Trepçës
Arti Veseli ka shënuar golin e parë në kampionatin e 19 vjeçarëve, derisa ka kaluar ekipin e kuqebardhëve në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, e cila u zhvillua ditën e premte (28 Gusht) në stadiumin sintetik në Dobërllukë të Vushtrrisë.
Shumë futbollist të rinj kanë debutuar për herë të parë me ekipin e Juniorëve, derisa trajneri Bers Ramadani iu dha rast edhe futbollistëve të rinj të ardhur nga ekipi i 17 vjeçarëve.
Ndeshja shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, derisa rezultati u barazua nga Aldrin Bllaca.
Juniorët startojnë kampionatin me një pikë nga Vushtrria, ndërkohë në kuadër të xhiros së dytë luajnë përballë Trepçës dhe sërish në udhëtim.
KF Vushtrria – SC Gjilani 1-1 (0-1)
Stadiumi sintetik – Dobërllukë, Vushtrri
Gjyqtar: Fitim Hoti, Erblin Fazliu, Leutrim Ibrahimi
Golashënues: Aldrin Bllaca 90′ | Arti Veseli 38′
Përbërja: Erion Baftijari, Erdi Hyseni, Aris Maliqi, Ensar Rexhepi, Erdi Emini (78′ Jonid Ajvazi), Arti Veseli, Enri Sadiku, Nart Klaiqi, Elonis Isufi (78′ Arion Ramadani), Shkëlqim Selmani (63′ Dior Hajrullahu), Shkodran Muharremi. Bers Ramadani – Kryetrajner
