Zimbru testi i fundit në kampin dimëror në Antalia - SC GJILANI

Zimbru testi i fundit në kampin dimëror në Antalia

Ekipi Zimbru Chisinau nga Moldavia është kundërshtari i fundit në fazën përgatitore dimërore në Antalia.

Ndeshja do të zhvillohet në Asteria Sport Centre në Antalia dhe fillon nga ora 11:00 me kohën lokale, ndërkohë në ora 09:00 në zonën kohore në Kosovë.

Shqiprim Taipi nuk do jetë në dispozicion për këtë takim për shkak të gjendjes gripore, ndërsa Redi Kasa dhe Haris Isufi janë rikthyer në Kosovë për shkak të lëndimeve të pësuara në fazë.

FC Zimbru Chișinău është një nga klubet më të vjetra dhe më të suksesshme të futbollit në Moldavi. Klubi u themelua në vitin 1947 në Chișinău dhe gjatë periudhës sovjetike ka garuar kryesisht në ligat e ulëta të Bashkimit Sovjetik, nën emra të ndryshëm si Dinamo dhe Burevestnik.

Klubi ka fituar 8 tituj kampion në Divizia Națională dhe disa Kupa të Moldavisë, duke u bërë një simbol i futbollit moldav në vitet ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Zimbru ka përfaqësuar rregullisht Moldavinë në garat evropiane si Liga e Kampionëve dhe Europa League, duke përballur klube të njohura nga kontinenti.