Fitore në shtëpi ndaj Lirisë së Prizrenit për të kaluar në rundin tjetër të Kupës së Kosovës. Më 20 shkurt mësojmë skuadrën me të cilën do të përballemi në çerekfinalen e kupës.
- Armend Thaqi e hapi serinë e golave
- Hamdi Namani debuton me gol
- Debutojnë edhe Agron Kolaj e Udoyen Akpan
- 20 shkurt shorti i kupës
Armend Thaqi dhe Hamdi namani kanë lënë ‘firmat’ e tyre në kualifikimin e kuqebardhëve në çerekfinalen e kupës, derisa në shtëpi e rrëzuan Lirinë nga Prizreni.
Kapiteni Thaqi realizoi nga penaltia në fundin e pjesës së parë, ndërkohë Namani realizoi në minutën e 71-të të ndeshjes me kokë pas harkimit po të Thaqit.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi sulmuesi Dijar Nikqi në minutën e 84-të të ndeshjes.
Më 20 shkurt mësojmë skuadrën me të cilën do të përballemi në çerekfinalen e kupës. Llapi, Ballkani, Ferizaj, Dukagjini, Malisheva, Vushtrria, Feronikeli ’74 apo Dinamo mund të jenë kundërshtarët potencial në rundin e radhës.
SC Gjilani – FC Liria 2-1 (1-0)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: Egzon Daka, Granit Hyseni, Bajram Kabashi, Ersen Janovali, Bardh Ajeti (VAR)
Golashënues: Thaqi (pen.) 44′, Namani 71′ | Nikqi 84′
Të ndëshkuar: Besart Krivanjeva
Përbërja: Kolaj, Thaqi (C), Adili (45′ Ibrahimi), Krivanjeva (75′ Sadiku), As.Thaqi, Bilali, Morina (70′ Boshnjaku), Rrahmani (70′ Namani), Prapashtica (45′ Bilali), Basa, Akpan. Trajner: Debatik Curri.
