Të bashkuar dhe pa mungesa – skuadra gati për sfidën e së dielës ndaj Llapit - SC GJILANI

Të bashkuar dhe pa mungesa – skuadra gati për sfidën e së dielës ndaj Llapit

Skuadra ka vazhduar përgatitjet intensive në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Llapit, e cila zhvillohet të dielën në Gjilan me fillim nga ora 16:00.
Atmosfera brenda ekipit është mjaft pozitive, ndërsa futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal për të qenë sa më të gatshëm për këtë përballje të rëndësishme.

Stafi teknik ka në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi skuadra është e kompletuar dhe nuk ka asnjë mungesë. Kjo i jep mundësi trajnerit që të punojë me grupin e plotë dhe të përgatisë ekipin në detajet e fundit taktike e fizike para sfidës së të dielës.

Gjatë seancave stërvitore, fokusi kryesor ka qenë te organizimi i lojës, intensiteti dhe përmirësimi i fazave të ndryshme taktike, me synimin që ekipi të paraqitet sa më mirë dhe të marrë rezultat pozitiv në vikend.

Skuadra mbetet e motivuar dhe e vendosur për të dhënë maksimumin në këtë duel, duke synuar një paraqitje dinjitoze para tifozëve.